Aksident i rëndë në Farkë, humb jetën një person

Publikuar tek: aktualitet, më 19:38 20-10-2019 Aksident i rëndë në Farkë, humb jetën një person Foto ilustruese

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.

Mësohet se në aksident është përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, L.M 46-vjeç.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Informacion paraprak nga blutë:

Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019596099853516
array(1) { ["section"]=> string(54) "aksident-i-rende-ne-farke-humb-jeten-nje-person-182821" }