Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tepelen-Gjirokastër në vendin e quajtur ‘Uji i Ftohtë’ dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se një mjet tip ‘Opel’ me targë AA 557 IV me drejtues shtetasin me iniciale D.S ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmrime në kokë pasagjeri me iniciale A.S banues në Gjirokastër. Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ndërkohë që në vendngjarje ka mbërrituir policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.