Aksident i rëndë në Himarë, shoferi i makinës humb kontrollin dhe përplaset me motorin: Dy të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 21:52 25-01-2020 Aksident i rëndë në Himarë, shoferi i makinës humb kontrollin dhe përplaset me motorin: Dy të plagosur Momenti kur dy te plagosurit mberrijne ne spitalin e Vlores

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Himarë, në afërsi të Potamit.

Paraprakisht, raportohet se drejtuesi i një mjeti me shpejtësi tej normave ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër, motor, në të cilin udhëtonin dy persona.
Nga përplasja e fortë, dy personat që udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, për ndihmë të specializuar.

Identiteti i dy të plagosurve nuk bëhet ende i ditur. Ndërkohë, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të saj, si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071439743041992
array(1) { ["section"]=> string(107) "aksident-i-rende-ne-himare-shoferi-i-makines-humb-kontrollin-dhe-perplaset-me-motorin-dy-te-plagosur-193149" }