Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 53-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:02 15-12-2019 Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 53-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Moncalvo të Italisë.

Mësohet se dy automjete, një ‘Audi’ dhe një ‘Fiat Punto’, janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e mëparshme shtetërore që shkon nga Moncalvo për në Casale, në kryqëzimin me San Vincenzo.

Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i mjetit ‘Fiat Punto’, 53-vjeçari shqiptar Telo Kurti.

Sipas mediave fqinje, Kurti punonte si murator dhe njihej nga të gjithë në zonë. Ai la pas bashkëshorten Ismete dhe fëmijët Fatima dhe Andi, 27 vjeç, që javën e shkuar kishte marrë nënshtetësinë italiane.

1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operacioni ‘PICASO’/ Vidhnin para dhe sende me vlerë në banesa, shkon në 10 numri i shqiptarëve të arrestuar në Belgjikë
Amnistia në burgje, Ministria e Drejtësisë finalizon DRAFTIN: Ja kush janë të dënuarit që lënë qelinë për festa (PËRJASHTIMET) »
Article Logic
Execution time: 0.013836860656738
array(1) { ["section"]=> string(87) "aksident-i-rende-ne-itali-humb-jeten-53-vjecari-shqiptar-baba-i-dy-femijeve-emri-189443" }