Aksident i rëndë në Itali, vdesin 2 shqiptarë, plagoset një i tretë (EMRAT- FOTO)

Publikuar tek: bota, më 10:40 06-10-2017 Aksident i rëndë në Itali, vdesin 2 shqiptarë, plagoset një i tretë (EMRAT- FOTO)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur dje në Itali ku kanë humbur jetën dy shqiptarë nga Kosova dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Siena-Bettolle, Casetta në afërsi të komunës Castelnuovo Berardenga.

Dy viktimat janë Amir Muslija dhe Ysin Braha, 22 vjeç të afërm dhe miq në shkollë.

Media italiane radiosiena.tv ka postuar foto dhe video nga ngjarja ku në makinën e aksidentuar udhëtonin tre kosovarët, dy 22 vjeç të cilët kanë humbur jetën dhe një tjetër 18 vjeç i cili mbeti i plagosur.

Makina si pasojë e daljes nga rruga është përmbysur dhe është shkatërruar tërësisht. Kjo përplasje i ka marrë jetën dy të rinjve dhe plagosur një tjetër.

aks3.jpg

aks4.jpg

unnamed-2-1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rusia dhe Arabia Saudite firmosin marrëveshje ushtarake
Do të hidhte avionin në erë, arrestohet në aeroport i riu me çanta eksplozivi »
Article Logic
Execution time: 0.014034986495972
array(1) { ["section"]=> string(82) "aksident-i-rende-ne-itali-vdesin-2-shqiptare-plagoset-nje-i-trete-emrat-foto-94932" }