Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, goditet nga makina, vdes drejtuesi i motorit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:16 30-05-2020 Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, goditet nga makina, vdes drejtuesi i motorit Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur viktimë një person i cili po udhëtonte me motor.

Ai është goditur nga një makinë, ndërkohë që nuk i ka mbijetuar përplasjes. Policia dhe ambulance kanë shkuar në vendngjarje.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Fier Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip "Golf" është përplasur me motorcikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorcikletës shtetasi A.H. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095570087432861
array(1) { ["section"]=> string(91) "aksident-i-rende-ne-levan-tepelene-goditet-nga-makina-humb-jeten-drejtuesi-i-motorit-208414" }