Aksident i RËNDË në Lushnje, X5-a del nga rruga, vdes një person e plagosen dy të tjerë (EMRI I VIKTIMËS)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:36 09-01-2019 Aksident i RËNDË në Lushnje, X5-a del nga rruga, vdes një person e plagosen dy të tjerë (EMRI I VIKTIMËS) Foto ilustruese

Një makinë ka dalë nga rruga pak momente më parë në Lushnje.

Një makinë e tipit 'BMW X5' me targa AA858CV ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka vdekur një pasagjerja Mirela Sokollari, 42 vjeç, nga Berati.

Gjithashtu, mësohet se janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe shtetasja M.S, 51 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë dyshohet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë Lushnje:

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Fier-Lushnje, shtetasi B.S, 53 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja M.S, 42 vjeçe si edhe është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit dhe shtetasja M.S, 51 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet GJYKATËSI Roland Hysi, pranga edhe psikologes pas SKANDALIT në Fier
Shpërtheu tranformatori brenda universitetit ,reagon OSHEE: Gjithçka ka ndodhur për shkaqe që lidhen me… »
Article Logic
Execution time: 0.012195110321045
array(1) { ["section"]=> string(108) "aksident-i-rende-ne-lushnje-x5-a-del-nga-rruga-vdes-nje-person-e-plagosen-dy-te-tjere-emri-i-viktimes-148121" }