Aksident i rëndë në Mirditë, vdes një grua, plagosen 2 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 10-10-2018 Aksident i rëndë në Mirditë, vdes një grua, plagosen 2 të tjerë Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Munaz në Mirditë.

Rreth orës 11:50,  shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeria shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025410890579224
array(1) { ["section"]=> string(68) "aksident-i-rende-ne-mirdite-vdes-nje-grua-plagosen-2-te-tjere-137293" }