Një aksident i rëndë ka ndodhur në Panaja të Vlorës ku një mjet si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga.
Për momentin nuk raportohen viktima ndërsa në vendngjarje janë drejtues të tjerë automjetesh të cilët kanë ndaluar për të dhënë ndihmën e parë si dhe janë njoftuar shërbimet e policisë dhe ambulancës. Dëmet materiale shkaktuar makinës janë të konsiderueshme.