Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë pranë fshatit Pishkash në Prrenjas.
Dëshmitarët kanë thënë për Newsbomb.al se një makinë tip “Ford Focus” ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur personat që ndodheshin në mjet, pjesëtarë të një familje.
Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende. Sakaq, forcat e policisë dhe ambulanca janë parë të mbërrijnë në vendngjarje.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.