Një aksident sapo ka ndodhur në Rinas ku dy mjete janë përplasur me njëri tjetrin duke shkaktuar dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Rinas-Milot dhe nuk dihet ende nëse përplasja ka shkaktuar viktima dhe sa persona ndodheshin në automjete.
Si pasojë e aksidentit gjendja e trafikut paraqitet e bllokuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëhere forcat e policisë dhe po verifikojne shkaqet dhe rrethanat e aksidentit rrugor.