Aksident i rëndë në Shkodër: Përplasen kokë më kokë dy motora, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:01 09-12-2019 Aksident i rëndë në Shkodër: Përplasen kokë më kokë dy motora, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Obilikë.

Sipas informacionit paraprak nga policia, dy motoçikleta janë përplasur me njëra tjetrën, e për pasojë ka humbur jetën një prej drejtuesve.

Drejtuesi tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 09.12.2019 ora 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku në aksident janë përfshirë dy motorçikleta.

Njëri nga drejtuesit e motorçikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Foto nga vendngjarja:

fweg3g3wg3wg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077540874481201
array(1) { ["section"]=> string(105) "aksident-i-rende-ne-shkoder-perplasen-koke-me-koke-dy-motora-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur-rende-188892" }