Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit e kthesës Kamzës. Drejtuesi i automjetit tip “Fiat” më targa AA 054 ID ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë drejtuesin nga automjeti. Tvklan disponon një video nga kjo ndërhyrje, ndërsa mësohet gjithashtu se drejtuesi është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin ushtarak.
Nga hetimet paraprake mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonte. Megjithatë policia po heton shkaqet e plota që sollën aksidentin.