Aksident i rëndë në Tiranë, vdes në vend 24 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 18:24 04-07-2020 Aksident i rëndë në Tiranë, vdes në vend 24 vjeçari Foto ilustruese

Një 24 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Paraprakisht, bëhet me dije se mjeti me të cilin udhëtonte pasagjeri 24 vjeçar me inicialet G.M dhe 26 vjeçari me incialet K.M ka dalë nga rruga në Zallbastar, në vendin e quajtur "Rrapi", dhe është përmbysur. Për pasojë pasagjeri 24 vjeçar ka ndërruar jetë, kurse drejtuesi i mjetit ndodhet në spital.

Policia dhe grupi i hetimit kanë shkuar mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010135889053345
array(1) { ["section"]=> string(57) "aksident-i-rende-ne-tirane-vdes-ne-vend-24-vjecari-212830" }