Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë ku një mjet tip ‘Benz’ me drejtues një 26-vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen "Partizani" në rrugën drejt Spitalit ku automjeti tip ‘Benz’, me targë AA 366 KC, me drejtues shtetasin H.I., 26 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar një këmbësor, i cili për pasojë u dërgua në Spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore.
Punohet për identifikimin e personit të dëmtuar.
Policia ka bllokuar mjetin dhe ka shoqëruar drejtuesin e tij, shtetasin H.I, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.