Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Novoselë.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë pakujdesia e një prej shoferëve duke ndikuar edhe lagështia apo shpejtësia.