Një punonjës i mirëmbajtjes së rrugës Ura është plagosur rëndë, pas përplasjes së një makine tip Benz me një kamion.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në një aks rrugor në Vlorë, pranë fshatit Aliko.
Punonjësi i rrugës Ura, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur ishte duke punuar kur është goditur, ndërsa është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal.
Po ashtu, nga përplasja e dy automjeteve është dëmtuar edhe një biznes në anë të rrugës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.