AKSIDENT I RËNDË/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona, mes tyre 2 vajza

Publikuar tek: aktualitet, më 15:22 28-03-2018 AKSIDENT I RËNDË/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona, mes tyre 2 vajza Foto ilustruese

Aksident i rëndë në aksin rrugor Fier-Vlorë me pasojë plagosjen e 5 personave. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Bëhet me dije se sot, më datën 28.03.2018, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit, është përplasur mjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin R.C, dhe mjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin R.N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e të dyja mjeteve, konkretisht shtetasit:

-F.N,63 vjeçe, banuese në Vlorë.

-N.K, 69 vjeç, banues në Vlorë.

-S.M, 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

-Dh.N, 30 vjeç, banues në Sarandë.

-E.F, 28 vjeçe, banuese në Berat.

Të gjithë të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet FATJON ISLAMAJ, i shumëkërkuari ndërkombëtarisht për vrasjen e DYFISHTË (DETAJE NGA AKSIONI)
Arrestimi i Fatjon Islamajt, ja pse vrau 2 vëllezërit Lleshaj në Itali (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.010241985321045
array(1) { ["section"]=> string(79) "aksident-i-rende-perplasen-dy-makina-plagosen-5-persona-mes-tyre-2-vajza-114827" }