Aksident i rëndë, shoferi del nga makina por përplaset nga një tjetër mjet në mes të autostradës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:46 19-03-2017 Aksident i rëndë, shoferi del nga makina por përplaset nga një tjetër mjet në mes të autostradës

Një kalimtar është aksidentuar, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga Policia Rrugore e Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur mesditën e të dielës në një pikë furnizimi karburanti pranë ish Ndërmarrjes së Punimeve Artizanale në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, shkruan JuguNeës.

Shpëtim Hoxha me automjetin e tij tip Mercedez Benz me targa AA133OB ka goditur një këmbësor i cili sapo kishte parkuar makinën e tij në pjesën tjetër të rrugës dhe po kalonte rrugën në këmbë.

I plagosuri, pasi parkoi makinën me targa GJ0793B po kalonte nga njeri krah në tjetrin në rrugë kur është përplasur nga makina e drejtuar nga Hoxha i cili po vinte nga jugu. Drejtuesi i mjetit që ka përplasur personin tjetër, është shoqëruar dhe po merret në pyetje për aksidentin. I lënduari ka pasur dëmtime të lehta në gjymtyrë pa rrezik për jetën. Një ditë më parë, në Votuca, kthesa që merr për në fshatrat Picar, Kolonjë e Golem, u përplasën dy automjete, ku u lënduan po lehtë dy pasagjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Historia prekëse / Pas divorcit mësueses i marrin djalin: Fëmija do të vdesë në duar…
Dedikimi prekës i Eranda Libohovës për kunatin e ndjerë: Sot në ditëlindjen tënde... »
Article Logic
Execution time: 0.011135816574097
array(1) { ["section"]=> string(101) "aksident-i-rende-shoferi-del-nga-makina-por-perplaset-nga-nje-tjeter-mjet-ne-mes-te-autostrades-72435" }