AKSIDENT I RËNDË/ Shoferi me Benz përplas vogëlushen 6 vjeçare dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 07-07-2020 AKSIDENT I RËNDË/ Shoferi me Benz përplas vogëlushen 6 vjeçare dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës ku një shofer ka përplasur një vogëlushe 6-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes por shpejt ka rënë në prangat e policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.07.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën dhe më pas shtetasi A. N. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095789432525635
array(1) { ["section"]=> string(115) "aksident-i-rende-shoferi-me-benz-perplas-vogelushen-6-vjecare-dhe-largohet-me-shpejtesi-nga-vendi-i-ngjarjes-213099" }