Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu, ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë – Kavajë, teksa një makinë ka aksidentuar për vdekje një 16-vjeçare.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 27.05.2017, rreth orës 19:20, në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, drejtuesja e automjetit tip, shtetësja Erila V., ka aksidentuar shtetasin e mitur H. D., 16 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.