Aksident i tetëfishtë në Fushë-Kosovë, plagosen 7 persona

Publikuar tek: rajon, më 20:04 09-11-2019 Aksident i tetëfishtë në Fushë-Kosovë, plagosen 7 persona Foto ilustruese

Shtatë persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti zinxhir në Fushë-Kosovë.

Mediat kosovare raportojnë se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:25, ndërsa në përplasje janë përfshirë 8 mjete. Aksidenti ka ndodhur në autostradën e Kosvës, nga Fushë-Kosova në drejtim të Sllatinës.

Lajmin e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës, e cila thotë se si pasojë e aksidentit të shumëfishtë janë plagosur shtatë persona.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076260566711426
array(1) { ["section"]=> string(63) "aksident-i-tetefishte-ne-fushe-kosove-plagosen-7-persona-185308" }