Aksident i tmerrshëm në Elbasan, përplasen 2 makina, 4 të plagosur (Mes tyre 2 vajza të reja- DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:28 15-03-2018 Aksident i tmerrshëm në Elbasan, përplasen 2 makina, 4 të plagosur (Mes tyre 2 vajza të reja- DETAJE) Foto ilustruese

Aksident i tmerrshëm në Elbasan. 2 makina janë përplasur e për pasojë kanë mbetur 4 të plagosur; përkatësisht 2 drejtuesit e mjeteve dhe 2 vajza të reja pasagjere. Fatmirësisht, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor bëjnë me dije se në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasve:

Agron Dema, 24 vjeç banues në fshatin Bradashesh Elbasan.

 Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, në afërsi të një pike karburanti duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 300 PD është përplasur me një mjet tip “Ford” me targa AA 531 TB drejtuar nga shtetasi S.S., 24 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë, janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetaset A.Sh., 24 vjeçe dhe F.B., 19 vjeçe të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa AA 300 PD. Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherri në Bashkinë e Dibrës, jep DORËHEQJEN DREJTORI i rëndësishëm (SHKAKU)
SKANDALI I KRISTAL/ Nuk ishin veç disa por... plot 900 DIPLOMA FALSE! Ja kujt i janë dhënë »
Article Logic
Execution time: 0.012470006942749
array(1) { ["section"]=> string(103) "aksident-i-tmerrshem-ne-elbasan-perplasen-2-makina-4-te-plagosur-mes-tyre-2-vajza-te-reja-detaje-113314" }