Aksident i tmerrshëm në Tiranë-Durrës, “Mini Cooper” përplas disa makina dhe largohet (E kapur në kamera)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:08 24-08-2017 Aksident i tmerrshëm në Tiranë-Durrës, “Mini Cooper” përplas disa makina dhe largohet (E kapur në kamera)

Një aksident i frikshëm, fatmirësisht pa viktima ka ndodhur rreth dy ditë më parë në autostradën Tiranë - Durrës.

Pamjet e aksidentit janë publikuar nga blogeri Olti Curri, i cili nënvizon faktin sesi makina “Mini Cooper”, me shpejtësi të llahtarshme humbet kontrollin pasi tenton të parakalojë një furgon në korsinë e djathtë.

Pasi nuk ka mundur të frenojë për shkak të shpejtësisë së madhe, Mini Cooper humbet kontrollin dhe përplas disa makina të tjera.

Çka ka revoltuar më tepër personat e përfshirë në aksident është fakti se shkaktari u largua menjëherë nga vendngjarja.

Ja çfarë shkruan Olti Curri:

Rreth dy ditë më parë ka ndodhur ky aksident në autorstradën Tiranë-Durrës.

Makina që vjen. Në krahun e djathtë MiniCooper ka shkaktuar aksidentin siç shihet duke aksidentuar makina të tjera në të cilat kanë patur familjarë e femijë.

Për fat të mirë nuk ka patur viktima, por këto pamje të rralla tregojnë se si ndodhin aksidentet rrugore në Shqipëri që në këtë verë kanë qenë të shumta. Shoferi i makinës MiniCooper ka bërë sikur ka ndaluar pas aksidentit por siç duket i ka dhënë gaz dhe është zhdukur duke i ikur edhe policisë. Kush e identifikon mirë është ta denoncojë që të shpetojë ndoshta aksidente të tjera që shofer si puna këtij po marrin jetë nëpër rrugët e Shqipërisë.

Pamjet janë xhiruar nga kamera e një makine të një turisti polak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020352125167847
array(1) { ["section"]=> string(106) "aksident-i-tmerrshem-ne-tirane-durres-mini-cooper-perplas-disa-makina-dhe-largohet-e-kapur-ne-kamera-90070" }