Një aksident i rëndë automobilistik sapo ka ndodhur në Berat.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete, dhe raportohet për disa persona që kanë marrë plagë të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kombinat-Uznovë, ku njëri prej automjeteve ka dalë nga rruga duke u bërë shkak i përplasjes dhe me 2 automjetet e tjera.
Ambulanca ndodhet në vendngjarje dhe ende nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore dhe numrin e të plagosurve rëndë.
Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për rrethanat e ngjarjes.
Vijon…