Aksident masiv në Elbasan, plagosen 4 persona, 2 në gjendje të rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:06 23-09-2019 Aksident masiv në Elbasan, plagosen 4 persona, 2 në gjendje të rëndë Foto nga aksidenti me 4 te vdekur e tre te plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur pak momente më parë në fshatin Papër të Elbasanit.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar me dy të tjera dhe si pasojë janë plagosur 4 persona.

Nga informacionet paraprake, raportohet se është dashur ndihma e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e të plagosurve, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihen identitetet e të plagosurve dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027137994766235
array(1) { ["section"]=> string(73) "aksident-masiv-ne-elbasan-plagosen-4-persona-2-ne-gjendje-te-rende-179493" }