Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në kryeqytet.
Nga informacionet paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën "Llambi Bonata" në Kombinat, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete me 4 persona në bord, mes të cilëve dhe dy të mitur.
Të aksidentuar janë personat me iniciale A. Ç, G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nga përplasja e fortë njëri prej automjeteve është përmbysur.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.