Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur, DETAJE SHOKUESE: Makinën e drejtonte një 15-vjeçar

Publikuar tek: barometri, më 09:27 22-03-2018 Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur, DETAJE SHOKUESE: Makinën e drejtonte një 15-vjeçar Foto ilustruese

Detaje tronditëse janë zbuluar nga aksidenti i rëndë në Burrel, ku një automjet përplasi motorin duke i shkaktuar vdekjen dy personave dhe plagosur rëndë një tjetër. 

Policia bën me dije se pronari i mjetit që shkaktoi aksidentin është dorëzuar në policinë e Matit, së bashku me djalin e tij. Ai është shtetasi G.N, 50 vjeç, por policia dyshon se në momentin e aksidentit makinën e drejtonte djali i tij 15-vjeçar.

Informacion paraprak nga Policia:

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur 'Lapidari', njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:

-Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.

- Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës

-A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11838984489441
array(1) { ["section"]=> string(101) "aksident-me-dy-te-vdekur-dhe-nje-te-plagosur-detaje-shokuese-makinen-e-drejtonte-nje-15-vjecar-114092" }