Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme rreth orës 14:30 në Ferrara të Italisë, ku një i ri shqiptar humbi jetën në aksident me makinë.
Viktima është një 22 vjeçari Gevis Muhaj që banonte në San Biago të Argentas. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane.
22 vjeçari po udhëtonte me makinën e tij kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë anës rrugës.
Fatkeqësisht i riu humbi jetën në vendin e ngjarjes, pa u tranpsortuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.