Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Shkodër-Hani i Hotit mesditën e sotme.
Një mjet i tonazhit të rëndë ka përplasur një person, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Nga hetimet paraprake dyshohet se ka qenë viktima ai që i ka prerë rrugën mjetin, duke sjellë më pas edhe aksidentin.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident.