Aksident me vdekje në Prrenjas/Makina del nga rruga, humb jetën shoferi 34-vjeçar

Publikuar tek: aktualitet, më 08:23 03-06-2020 Aksident me vdekje në Prrenjas/Makina del nga rruga, humb jetën shoferi 34-vjeçar Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prrenjas.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale I.D, 34-vjeç.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094690322875977
array(1) { ["section"]=> string(87) "aksident-me-vdekje-ne-prrenjas-makina-del-nga-rruga-humb-jeten-shoferi-34-vjecar-208867" }