Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë ku kanë mbetur të plagosur 3 shtetas, makinat e të cilëve janë përplasur. Emrat e të plagosurve ende nuk dihet pasi atyre fillimisht u është dhënë ndihma emergjente për t’u dërguar në spital.
Makinat që janë përplasur janë me targa AA204GL dhe AA199 JZ.
Të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën e parë dhe trajtim më të specializuar.