Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplaset me bordurën, tre të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 15:38 16-07-2019 Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplaset me bordurën, tre të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Mësohet se shtetasi K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojē është përplasur me borduren anësore të rrugës.

Ndërkohë raportohet se është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ishin në këtë mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028129816055298
array(1) { ["section"]=> string(86) "aksident-ne-aksin-elbasan-librazhd-makina-perplaset-me-borduren-tre-te-plagosur-172387" }