Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Korçë-Pogradec, pranë Maliqit.
Mësohet se janë përplasur dy automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.
Sakaq, nuk dihet ende gjendja e të plagosurve, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tyre.