Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit Ishull Lezhë.
Një makinë ka përplasur 60 vjeçarin Gjon Kola, i cili fatkeqësisht nuk u ka mbijetur dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa shoferi i mjetit është arrestuar.