Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Skuraj, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.
Nga përplasja humbi jetën shtetësja D.N., 70-vjeçare e cila ndodhej në mjetin tip "Benz".
Njoftimi i policisë:
Lezhë/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.
Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.