Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një i vdekur, një i plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 12:26 18-01-2015 Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një i vdekur, një i plagosur

Në orët e para të mëngjesit, një automjet tip “Benz” me targa AA 343 IB me të cilin udhëtonin dy persona, në aksin rrugor Levan-Tepelenë pranë fshatit Poçem, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës. Nga përplasja, ka gjetur vdekjen 25-vjeçari Edion Haliti dhe është plagosur shtetasi 37-vjeçar Elton Lamaj.

Mbrojtësja metalike ka hyrë brenda mjetit, duke i prërë gjymtyrët e poshtme viktimës dhe të plagosurit. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit dhe pritet të transportohet me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Mësohet se të aksidentuarit janë nga komuna e Levanit. I plagosuri Elton Lamaj është punonjës i FNSH-së në Fier.  Policia ka mbërritur në vëndngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit të mjetit ka qënë shpejtësia e madhe. Aksidentet e shumta në aksin rrugor Levan-Tepelenë, e bëjnë atë një prej akseve rrugore më problematike në vend. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet në Fier/ Një çift i bllokuar nën ujë
Vlonjatja kandidate për parlamentin grek: Jam zëri i shqiptarëve »
Article Logic
Execution time: 0.010772943496704
array(1) { ["section"]=> string(71) "aksident-ne-aksin-rrugor-levan-tepelene-nje-i-vdekur-nje-i-plagosur-818" }