Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Vlorë-Fier.
Viktima është drejtuesja e mjetit "Peugeot" Mirjana Cani, 31 vjeç, ndërsa trupi i pajetë ndodhet ende i bllokuar në makinë. Në përplasjen fatale janë përfshirë automjete “Peugeot” me targa VL2067D dhe “Range -Rover” me targa AA066LC. Në mjetin “Range Rover” po udhëtonin dy të plagosurit të cilët janë transportuar në spital.
Në vend kanë shkuar shërbimet e qarkullimit, shërbimi zjarrfikës dhe ekspertët pë po kryejnë veprimet hetimore në lidhje me ngjarjen.