Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Kamzës.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga makina e përfshirë në aksident e cila shihet në foto të ketë ngjitur bordurën ndarëse në mes të autostradës.
Aksidenti ka shkaktuar vështirësi në trafik. Ende nuk dihen shkaqet se si makina ka përfunduar mbi bordurë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punohet për zhvendosjen e automjetit për të rikthyer trafikun në normalitet.