Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Tiranë-Durrës pranë një mbikalimi.
Në aksident janë përfshirë dy autobotë me targa të Kosovës. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes. Autobotët mendohet se transportonin lëndë djegëse, por nga përplasja nuk raportohet të ketë rrezik për shpërthim. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.