Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Tenton të kalojë rrugën, këmbësori përplaset për vdekje

Publikuar tek: aktualitet, më 18:19 22-11-2019 Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Tenton të kalojë rrugën, këmbësori përplaset për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një këmbësor teksa ka tentuar të kalojë rrugën është përplasur nga një automjet.

Si pasojë këmbësori ka humbur jetën.

Sakaq identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërsa shoferi raportohet se është një 37 vjeçar nga Durrësi.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip "Fiat", me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme .

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.31260395050049
array(1) { ["section"]=> string(99) "aksident-ne-autostraden-tirane-durres-tenton-te-kaloje-rrugen-kembesori-perplaset-per-vdekje-186843" }