Aksident në Berat, 2 vajza me ‘Benz’ përplasen me një automjet tjetër, njëra prej tyre dërgohet në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 20:54 26-09-2020 Aksident në Berat, 2 vajza me ‘Benz’ përplasen me një automjet tjetër, njëra prej tyre dërgohet në spital Ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në dalje të Beratit, ku një automjet tip Benz,me targa AA 852 VH,në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip Golf,me targa AA 308 YR.

Si pasojë ka ngelur e plagosur pasagjerja B.M, që udhëtonte në mjetin tip Benz së bashku me shoqen e saj J.T, ndërsa dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve hetimore, mësohet se ka qënë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit.

Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011290073394775
array(1) { ["section"]=> string(108) "aksident-ne-berat-2-vajza-me-benz-perplasen-me-nje-automjet-tjeter-njera-prej-tyre-dergohet-ne-spital-221787" }