Aksident në Bulqizë, makina përplas 16-vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 23:19 17-01-2018 Aksident në Bulqizë, makina përplas 16-vjeçarin

Foto ilustruese

Një aksident rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë-Shupenzë, ku ka mbetur i plagosur një i ri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Krajkë, ku adoleshenti me inicialet M.L, 16 vjeç, është aksidentuar nga një mjet ende i pa identifikuar.

I riu i aksidentuar gjatë kohës kur ishte duke ecur në rrugë në këmbë dhe është dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore

Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor lidhur me këtë ngjarje dhe janë ngritur edhe disa pika kontrolli për kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tregon se çfarë do bënte NATO nëse fillon lufta në Kosovë
Vetëvaret në kasollen e bagëtive 47-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.011313915252686
array(1) { ["section"]=> string(53) "aksident-ne-bulqize-makina-perplas-16-vjecarin-106958" }