Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, plagosen pasagjeri dhe shoferi

Publikuar tek: aktualitet, më 12:19 04-01-2018 Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, plagosen pasagjeri dhe shoferi

Një aksident ka ndodhur në aksin Maqellarë- Shupenzë dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar 2 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 11.00, të ditës së sotme, janë njoftuar se në aksin rugor Maqellarë-Shupenzë, janë përplasur dy automjete.

Ndërsa nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se : Në vendin e quajtur 'Rotonta', aksi Maqellarë-Shupenzë, është përplasur mjeti tip "benz" me drejtues shtetasin Gj.M, banues në Gjoricë, Bulqizë me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin G.M, banues në Bllatë, Dibër.

Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri B Xh, 50 vjeç, banues në Gjoricë, që udhëtonte me mjetin tip "Benz", si dhe drejtuesi i mjetit tip "Opel" shtetasi G.M, 32 vjeç. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LUFTA E TELEVIZIONEVE, dalin shifrat e Vitit të Ri: Vjollca Hoxha merr në dorë frenat e Top Channel
Arestohen në pikën kufitare dy djemtë e Azem Hajdarit »
Article Logic
Execution time: 0.012789964675903
array(1) { ["section"]=> string(74) "aksident-ne-diber-perplasen-2-makina-plagosen-pasagjeri-dhe-shoferi-105389" }