Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës.
Bëhet me dije se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç.
Si pasojë e aksidentit 9-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
“Më datë 05.12.2020, në vëndin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme,” njofto policia.