Një aksident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
4 makina janë përfshirë në një aksident, pasi drejtuesi i mjetit tip “Mistsubishi” në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 3 mjete të tjera të parkuara.
“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Nuri Allkja, 62 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji” është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur dhe ka përplasur tre mjete të parkuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur parashikuar nga Kodi Penal”, sqaron policia.