Aksident në Elbasan-Peqin, shoferja merr para bordurat dhe bën copa makinën, shpëton mrekullisht teksa shihet e qetë në timon (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:44 02-07-2020 Aksident në Elbasan-Peqin, shoferja merr para bordurat dhe bën copa makinën, shpëton mrekullisht teksa shihet e qetë në timon (FOTO) Makina e aksidentuar

Një aksident automobilitik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Shoferja e një veture ngjyrë të bardhë duket se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurat.

Në foto shihet makina e bërë copa, teksa shoferja ndodhet në makinë e palëvizur. Nga përplasja e fortë është bërë e pamundur hapja e derës së shoferit dhe gruaja ka mbetur brenda.

gruaja.JPG

Pas mbërritjes së policisë, e cila ka bërë të mundur hapjen e dyerve, shoferja është transportuar me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010638952255249
array(1) { ["section"]=> string(135) "aksident-ne-elbasan-peqin-shoferja-merr-para-bordurat-dhe-ben-copa-makinen-shpeton-mrekullisht-teksa-shihet-e-qete-ne-timon-foto-212602" }