Një 45 vjeçar me inicialet G.X ka mbetur i plagosur mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Ersekë-Korçë. Si pasojë e përplasjes së fortë është lënduar shtetasi me inicialet G.X, i cili është dërguar me urgjencë dhe po merr mjekim në spitalin e Ersekës.
Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të saj.
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2020, rreth orës 13:45, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, në vendin e quajtur “Fusha e Selenicës”, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin G. X., rreth 45 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.