Aksident në Fier, Audi humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën

Publikuar tek: aktualitet, më 23:02 25-08-2019 Aksident në Fier, Audi humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën Aksidenti ne Fier

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit.

Mësohet se pranë vendit të quajtur rruga e Çelidradit një automjet tip Audi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën duke përfunduar i përmbysur në rrugë.

Raportohet se fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar lëndime, por ka patur shumë dëme materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i automjetit.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet si dhe për të shmangur trafikun e automjeteve që  mund të krijohej pas aksidentit në këtë aks rrugor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022984027862549
array(1) { ["section"]=> string(72) "aksident-ne-fier-audi-humbet-kontrollin-dhe-perplaset-me-shtyllen-176319" }