Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Krahës pranë Gjirokastrës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të rënda, ku një maune është përplasur me një trajler.
Është raportuar se një nga drejtuesit e mjeteve është plagosur rëndë.Bëhet fjalë se drejtuesi i trajlerit Eugen Hidri është në gjendje të rëndë, dhe është dërguar në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.